Teuta e mbyll me festë, ahengun e bëjnë ish-lojtarët . Surpriza dhe batuta, durrsakët elektrizojnë atmosferën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 14:19

Teuta e mbyll me festë, ahengun e bëjnë ish-lojtarët . Surpriza dhe batuta, durrsakët elektrizojnë atmosferën

Aheng, surpriza dhe shumë batuta deri pas mesnate. Kështu u mbyll e premtja e 27 dhjetorit, por edhe 2019-ta. Bashkëpresidentët Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi shtruan një darkë ndryshe për durrsakët. Nuk mungoi askush, ku veç lojtarëve, stafit teknik dhe drejtues, trajnerë të akademisë, tifozë, por edhe shumë ish-ë. 

TEUETATATAT

E kaluara zuri një vend special në këtë darkë. Vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini ishin aty dhe bashkë me ta në të njëjtën tavolinë emra si Artur Lekbello, Niko Jani, Fatmir Hima e Lut Sejdini. Dhe duhet thënë se ishin pikërisht ata që e ndezën ambientin.

FESTA

Në orën 19:00, të gjithë të ftuarit erdhën në ambientin e rezervuar enkas për “djemtë e detit”. Me t’u ulur në vendet e tyre, nisën urimet e para për këtë vit që po mbyllet dhe atë që po vjen. E megjithatë, ky ishte vetëm fillimi. Pjesa tjetër ishte edhe me interesante. Entuziazmi, muzika dhe kërcimi ishin pjesë e pandashme, ashtu si edhe vera.

TEUTA

Disa gota më shumë ia lanë radhën njëra-tjetrës dhe në ditë të tilla, alkooli nuk është assesi i ndaluar. Askush nuk e kishte refuzuar ftesën, e në të njëjtën kohë askush nuk donte të largohej. Çdo minutë që kalonte e bënte ambientin edhe më elektrizues, aq sa pa pritur e pa kuptuar ora kishte shkuar 24:00. Nën tingujt e muzikës së këngëtarit të njohur durrsak Reshit Gjini, në skenën e improvizuar zbarkoi gjithkush.

hhh

SURPRIZA 

Diku nga ora 11:45 e natës, dritat u fikën dhe një tortë u shfaq në pistë. Arlind Kalaja kishe ditëlindjen e 24-t më 27 dhjetor dhe kjo ditë e shënuar nuk mund të kalonte në harresë nga klubi. Teuta i kishte marrë masat për gjithçka, ndaj edhe surprizën ia rezervoi shkodranit vetëm çerek ore pa hyrë 28 dhjetori. Duartrokitjet, urimet dhe përqafimet nuk munguan për mesfushorin, i cili u shfaq më shumë se i emocionuar.

TEUTA FESTE

BATUTA 

Në një moment muzika u ndal dhe një nga tifozët e ftuar mori mikrofonin. Të gjithë po e dëgjonin me kërshëri, teksa po i kërkonte presidencës durrsake “dhuratat” e merkatos. Ai kërkoi afrime për të forcuar ekipin dhe për të shkuar drejt objektivave madhorë. Ky moment u shoqërua me duartrokitje dhe humor.

jkjj

Një moment i veçante ishte ai që krijoi Fatmir Hima. Për të shtuar gjallërinë në sallë, ai ftoi gjithë të pranishmit që të çoheshin dhe të kërcenin dhe i pari që u çua ishte ish-sulmuesi Bledar Mancaku.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"