Tersi i Devollit, u rrëzuan nga kategoria tre skuadrat që drejtoi këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2019 | 20:06

Tersi i Devollit, u rrëzuan nga kategoria tre skuadrat që drejtoi këtë sezon

Kategoria Superiore u mbyll ditën e sotme, dhe po ashtu u përcaktuan edhe verdiktet e saj, të cilat këtë sezon shkuan deri në javën e fundit.

devolli

Por, një e veçantë dhe rastësi e këtij viti, është fakti që në sezonin 2018-2019, trajneri Bledar Devolli, pati në drejtim tre skuadra në total, dhe të trija u rrëzuan një kategori më poshtë.

Devolli e nisi sezonin në drejtimin e Kamzës, por pas vetëm pak javësh, u largua dhe drejtuesit zgjodhën një trajner tjetër. Në fund, Kamza u përjashtua nga Disiplin, dhe vitin tjetër do luajë në Kategorinë e Dytë.

devolli pistoleta

Më pas, tekniku shkoi tek Tomori në Kategorinë e Parë, por edhe aty u largua pa u mbyllur sezoni. Në fund, edhe Tomori u rrëzua, dhe vitin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë.

Pastaj erdhi radha e Kastriotit. Devolli u ul në krye të krutanëve, ku duhet thënë se me ekipin e tij bëri dy faza mjaft të mira, dhe duke qenë një nga ekipet më të mira në Shqipëri, për pikë të grumbulluara, në vitin kalendarik 2019, pas Partizanit, por në fund sërish Kastrioti u rrëzua nga kategoria.

Devolli

Sigurisht, këto tre ekipe zbritën nga kategoria, për motive nga më të ndryshmet, si dhe pa pasur lidhje me njëra-tjetrën, por është fakt që Devolli i drejtoi për disa kohë, të trija këto ekipe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"