Ters në fund me “demat e kuq”, Laçi i trajnerit Josa kërkon të prishë “mallkimin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 16:38

Ters në fund me “demat e kuq”, Laçi i trajnerit Josa kërkon të prishë “mallkimin”

 Laçi zbarkon të shtunën në stadiumin e Partizanit, ku do të tentojë të thyejë ecurinë e dy barazimeve radhazi dhe të marrë tri pikët e radhës, shumë të rëndësishme për pozitat në renditje.

LACI

Skuadra e Mirel Josës e nisi vitin me një barazim ndaj Erzenit, në një ndeshje, që u komplikua edhe nga një karton i kuq për kurbinasit, të cilët gjithsesi ia dolën të administronin barazimin pa gola për më shumë se gjysmë ore. Tashmë përballë është një kundërshtar akoma më serioz si Partizani. Ndaj të kuqve, kurbinasit kanë thuajse një vit pa fituar, teksa dy ndeshjet e këtij sezoni kanë rezultuar të jenë thuajse fotokopje.

Bardhezinjtë janë mposhtur në të dyja ndeshjet me shifrat 1-0, ku loja ka qenë thuajse e barabartë, por Partizani ka shënuar në minutat e fundit. Fillimisht ishte Maget në ndeshjen e javës së dytë dhe më pas Taipi, në fazën e dytë në Laç. Këtë herë kurbinasit do të kërkojnë të thyejnë tersin e minutave të fundit ndaj kampionëve në fuqi. Sa i përket merkatos, vijon të jetë e mbyllur nga FIFA dhe të mos ketë asnjë lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"