Telushi: Plakun doja ta ngarkoja psikologjikisht, ja çfarë i thashë para penalltisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 23:28

Telushi: Plakun doja ta ngarkoja psikologjikisht, ja çfarë i thashë para penalltisë

Bruno Telushi, autori i supergolit ndaj Kamzës, që i dha fitoren Partizanit, u zgjodh lojtari i ndeshjes, dhe në intervistën për Supersport, deklaroi edhe një moment pikant gjatë penalltisë së Plakut, dhe se çfarë i kishte thënë sulmuesit të Kamzës.

telushi

E kishit pritur këtë moment ku shënuat një supergol?

Po është e vërtetë, vjet pata disa vështirësi fizike, pasi dëmtimi më la mbrapa. Me ardhjen e Gegës, trajneri më ka dhënë besim maksimal, edhe shokët më kanë ndihmuar. Tani ndihem mirë.

Çfarë i thatë Plakut para se të godiste?

E para nuk ishte penallti, pastaj kur e goditi, i thashë do e humbësh, se e di që Hoxha është mjeshtër i penalltive. Doja ta ngarkoja psikologjikisht.

Patët vështirësi në pjesën e parë. Pse?

E filluam keq, jo nga skema në fushë, por e nënvlerësuam pak Kamzën. Edhe një terren shumë i keq, dhe nuk ndërtuam dot lojën. U bë një lojë më tepër nga ajri, dhe aty patëm probleme.

E shihni Partizanin për titull?

Partizani futet për të fituar çdo ndeshje, pastaj për titullin, duhet edhe pak fat. Ne futemi për të fituar çdo ndeshje, të shohim ku do dalim në fund.

Sa rivalë shihni për kampionatin?

Unë mendoj se ky sezon do jetë mjaft i bukur, shumë i luftuar, nga 5-6 skuadra. Do duket në fund të kampionatit kush e do bëjë hapin e madh drejt titullit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"