“Te Skënderbeu nuk m’u dhanë shanset”, Guindo: Goli për mua ishte i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 19:36

“Te Skënderbeu nuk m’u dhanë shanset”, Guindo: Goli për mua ishte i rregullt

Guindo shënoi golin e barazimit për Bylisin dhe i dha një pikë skuadrës së tij ndaj Partizanit. Sulmuesi për mikrofonin e “Supersport”, u shpreh se topi kishte kaluar vijën fatale dhe se te Bylisi ndryshe nga Skënderbeu i janë dhënë shanset.

bandicam 2020-02-22 18-46-14-630

Barazim i rëndësishëm? “Jam shumë i lumtur, pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë”.

Goli i shënuar? “Nëse shikoni pamjet, shikoni këmben e mbrojtësit që ishte brenda dhe për mua ishte gol”.

Aventura te Skënderbeu dhe kalimi te Bylisi? “Futbolli ka të bëjë edhe me shanset dhe besimin që merr. Te Skënderbeu ishte Krasniqi dhe Oto Xhon, unë kisha probleme fizike. Shanset nuk erdhën, kështu që ky është futbolli”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"