Të pathyeshëm jashtë fushe, ja “sekreti” i shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2019 | 15:44

Të pathyeshëm jashtë fushe, ja “sekreti” i shkodranëve

Vllaznia është e pathyeshme në transfertë. Nëse në shtëpi dhe me drita nuk u ka ecur fort mirë, krejt e ndryshme është situata jashtë fushe. Zyrtarisht nuk kanë asnjë humbje, pas 4 ndeshjeve të luajtura. E ka nisur me dy barazime pa gola në Ballsh dhe Durrës, ndërsa kanë fituar me Kukësin në “Elbasan Arena” në shifrat 1-2 dhe së fundmi në Vlorë 1-3 përballë Flamurtarit.

vllaznia

Nga 15 pikë të mbledhura gjatë gjithë fazës së parë, 8 i kanë marrë si udhëtues dhe këto shifra janë ndjeshëm optimizëm. Edhe pse renditja ndryshoi sërish pas fitores së Partizanit me Skënderbeun, duke i zbritur në vendin e 3-të, ky pozicion është i pranueshëm për një ekip që sapo ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe mbi të gjitha që ka objektiv vetëm qëndrimin në mesin e më të mirëve.

Gjatë transfertave e kanë gjetur 5 herë rrugën e rrjetës dhe kanë pësuar vetëm dy gola. Dhe ajo që bind është fakti që edhe kur ndëshkohen, gjejnë gjithnjë forca për të reaguar dhe fituar ndeshjen. Ndoshta mungesa e presionit jashtë fushe e çliron ekipin e drejtuar nga Mirsad Jonuz. Shkodranët do ta nisin fazën e dytë si “miq”, ndaj shpresojnë që ky rrugëtim i suksesshëm të mos ndalet. Ata do ta tentojnë pathyeshmërinë edhe në Laç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"