Të “masakruarit” nuk e humbin optimizmin, “përshëndesin” Disiplinën me buzëqeshje (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2017 | 15:15

Të “masakruarit” nuk e humbin optimizmin, “përshëndesin” Disiplinën me buzëqeshje (FOTO)

Dy futbollistët e Skënderbeut, Salihi dhe Osmani, të cilët u dënuan nga Komisioni i Disiplinës përkatësisht me 10 dhe 8 ndeshje pezullim për shkak të sjelljes josportive gjatë takimit me Kukësin, nuk e kanë humbur optimizmin edhe pse nuk do të kenë mundësinë të jenë në fushë ndaj Partizanit për mbylljen e kampionatit dhe ndaj Tiranës për finalen e Kupës.

osmani salihi

Ata kanë pozuar duke qeshur në stadiumin “Skënderbeu” duke i dhënë në njëfarë mënyrë një “përshëndetje” Disiplinës, e cila sipas tyre u dha vendime më të rënda nga sa u takonte.

Fotoja është postuar në faqen zyrtare të klubit korçar me mbishkrimin “NO COMMENT! Ji pozitiv si Osmani dhe Sala”.

skenderbeu osmani salihi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"