“Të kuqtë” sfidojnë në transfertë ekipin nga Andorra, ndeshja do të luhet në kushte perfekte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 21:55

“Të kuqtë” sfidojnë në transfertë ekipin nga Andorra, ndeshja do të luhet në kushte perfekte

Prej më shumë se një jave, vendin tonë e ka kapluar vapa e madhe me temperatura që i kalojnë 40 gradë celsius.

WhatsApp Image 2023-07-24 at 18.38.04 (1) (1)

Ndryshe ndodh në Andorrë, ku termometri shënon shifra më të përballueshme dhe ndeshja mes Atletik Eskaldes dhe Partizanit do të luhet në kushte shumë më ideale.

Temperatura gjatë ndeshjes, që nis në orën 17:00, do të jetë rreth 22 gradë celsius.

Lagështira pritet të jetë rreth 50%, teksa nuk përjashtohet prania e erës, që në Andorrë është shpesh prezente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"