Te Kastrioti pritet analizë për humbjen në Vlorë , ka paralajmërime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2018 | 12:53

Te Kastrioti pritet analizë për humbjen në Vlorë , ka paralajmërime…

Pësimi i katër golave në Vlorë ishte njëra ndër humbjet më të thella të Kastriotit në këtë sezon në Superiore. Deri në minutën kur u pësua goli i parë, krutanët po luanin mirë, por pasi pësuan, morën një goditje të rëndë dhe nuk arritën më as të mbroheshin dhe as të sulmonin, duke pësuar plot katër gola.

kastrioti

Skuadra ditën e djeshme është lënë pushim, ndërsa sot pritet të zhvillohet një analizë e gjatë për ndeshjen e humbur ndaj Flamurtarit, ku nuk përjashtohet mundësia që të kemi paralajmërime për futbollistët, dhe në rast se nuk vjen kthesa në ndeshjen e mesjavës me Tiranën, mund të ketë ndëshkime për ta. Krutanët e nisën mirë sezonin me një fitore në Gjirokastër, ku u duk se do të ishin një kockë e fortë për çdo kundërshtar, por në pesë ndeshjet pasuese arritën të merrnin vetëm një pikë në shtëpi ndaj Laçit në fundjavën e shkuar.

Katër pikë në 6 javë janë shumë pak për një skuadër që kërkon të qëndrojë në mesin e më të mirave. Në ndeshjen e mesjavës krutanët do të presin Tiranën, në një takim që skuadrës së Plorit i duhet patjetër rikthimi te rezultatet pozitive, nëse ka si objektiv qëndrimin në kategori.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"