“Të ka thënë ndonjë fjalë Besoja…”, Dramolli zbulon akuzat e trajnerit të portierëve: U ndjeva i fyer, nuk e meritoj atë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 13:51

“Të ka thënë ndonjë fjalë Besoja…”, Dramolli zbulon akuzat e trajnerit të portierëve: U ndjeva i fyer, nuk e meritoj atë…

Kostandin Dramolli i dha fund huazimit te Pogradeci pas ndeshjes me Apoloninë. Ai bëri një postim ku pohonte si ishte akuzuar për tradhti ndaj ekipit, ndaj dhe ishte zëvendësuar në pushim, më pas reagoi trajneri Ardjan Abazaj në gazetën tonë duke mohuar një akuzë të tillë.

dramolli

Tashmë Dramolli tregon se kush e kishte akuzuar pas pjesës së parë. “Tashmë jam larguar nga Pogradeci dhe më vjen keq që ndodhi kështu. Po, gabova në golin e Apolonisë, por ka pasur shumë raste kur e kam ndihmuar shumë ekipin. Pse nuk flasin për këto gjëra. Më fyen me zëvendësimin. Akuzat më kanë ardhur nga trajneri i portierëve (Lipo), i cili më tha:

“Të ka thënë ndonjë fjalë Besoja…” (i referohet presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, që ka kartonin e portierit, duke aluduar se ka dashur të ndihmojë Apoloninë). Nuk më erdhi mirë për këtë, u ndjeva i fyer.

Dramolli

Nuk e meritoj atë trajtim, sepse jam munduar të jap gjithçka. E pranova, gabova te goli, por kurrsesi nuk e bëra qëllimisht”, thotë portieri korçar për gazetën, duke i vënë “kapak” një herë e mirë kësaj çështjeje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"