“Të isha në vendin e Brdariç do e dorëzoja skuadrën vetë”, Duro i lumtur për kryesimin: Me Partizanin do jetë ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 15:07

 “Të isha në vendin e Brdariç do e dorëzoja skuadrën vetë”, Duro i lumtur për kryesimin: Me Partizanin do jetë ndryshe

Laçi mposhti ditën e Skënderbeun dhe pas ndeshjes trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro shfaqur shumë i lumtur. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Duro u shpreh:bandicam 2021-03-13 15-04-39-772

“E kisha thënë edhe më parë që do jetë një ndeshje e vështirë. E kisha më shumë frikë këtë ndeshje, por kur shënohet goli bëhet edhe më e thjeshtë. Skuadra ishte mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi e dimë që Skënderbeu është një skuadër e fortë. Me Partizanin treguan një formë shumë të mirë, kanë lojtarë të shkëlqyer, e kemi parë gjatë këtij sezoni. Rrapaj është një talent i mirë.

Këto janë ndeshje të vështira për t’u interpretuar. Kjo e rrit shkallën e vështirësitë. E pamë edhe barazimin me Apoloninë, që ishte aksidental. Nëse do isha unë trajner i Vllaznisë me atë diferencë pikësh, do e dorëzoja skuadrën vetë. Unë nuk e mendova që në kaq ndeshje të merrte kaq pak pikë. Për këtë arsye thashë se janë kampionë. Me Partizanin është një ndeshje tjetër. Kampionati ka edhe 12 ndeshje të tjera. Kur je në vend të parë dhe ke dominuar skuadrat kryesuese, pse të mos shpresojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk ka mbaruar asgjë.”, tha Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"