“Të gjithë qeshnin me mua kur kalova te Junajtid”, zbulon Tevez: Runi më dhuroi makinën e tij që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 20:17

“Të gjithë qeshnin me mua kur kalova te Junajtid”, zbulon Tevez: Runi më dhuroi makinën e tij që të…

Karlos Tevez bëri hapin e madh në karrierë në vitin 2007, duke kaluar nga Uest Hemi te Mançester Juanjtid.EAC268A2-0353-4D78-B64F-80925DD76170

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi argjentinas ka zbuluar një episod të veçantë që i ndodhi pas kalimit të tij tek “Djajtë e Kuq”.

Tevez ka thënë se Runi i dha atij një makinë të shtrenjtë, në mënyrë që të mos ishte ndryshe nga të tjerët.“Kur kalova nga  Uest Hemi te Junajtid, ishte gjithçka ndryshe. Të gjithë shkonin në stërvitje me makina të shtrenjta, si Ferrari apo Lamborghini, madje edhe ata që nuk ishin shumë të pasur e kishin një të tillë.

Unë shkoja me një Audi dhe të gjithë fillonin të qeshnin me mua, sikur unë kisha ndonjë makinë shumë të keqe. Runi bëri diçka të çmendur, teksa mori Lamborghinin e tij dha ma dha mua, në mënyrë që të vija me të në stërvitje.”, u shpreh Tevez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"