“Të çojmë përpara misionin tonë”, Sadiku: Duhet të stërvitemi të gjithë bashkë, në të kundërt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 12:17

“Të çojmë përpara misionin tonë”, Sadiku: Duhet të stërvitemi të gjithë bashkë, në të kundërt…

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është shprehur tepër i lumtur për rifillimin e stërvitjes, pas një kohe të gjatë pushimi, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

sadiku

Në një rrëfim për mediat spanjolle, bomberi shqiptar tregon se është e domosdoshme që skuadra të stërvitet e gjitha bashkë, pasi në të kundërt është e vështirë të jesh gati për rinisjen. Sadiku është një nga lojtarët më produktivë të Malaga, teksa ka qenë vendimtar me golat e tij.

“Ne jemi shumë të lumtur në stërvitje në grupe me dhjetë lojtarë. Po punojmë shumë mirë. Më në fund kemi kolegët pranë nesh. Ne kemi shumë argumente për ta çuar përpara misionin tonë. Trajneri po jep detaje se si të luajmë, si të qasemi në një ndeshje. Po përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kalendari u ndalua për shkak të gjendjes së alarmit, para se Hueska të vizitonte “La Rosaleda”.

Sadiku-lanzando-penalti-Rosaleda_1467163563_121773908_667x375

Shpresoj që në ditët e ardhshme të stërvitemi të gjithë së bashku sepse nëse nuk stërvitemi së bashku, ne nuk do të jemi gati për të filluar. Unë mendoj se javën tjetër do të stërvitet i gjithë ekipi së  bashku dhe do të jemi gati për ndeshjen e pare”, u shpreh Sadiku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"