Të befasuar nga mikpritja shqiptare, Stojkoviç: Më e vështirë të luash në Novi Pazar se në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 17:07

Të befasuar nga mikpritja shqiptare, Stojkoviç: Më e vështirë të luash në Novi Pazar se në Elbasan

Mikpritja e drejtuesve të Skënderbeut, i ka befasuar jo vetëm drejtuesit e Partizanit të Beogradit, por edhe futbollistët, të cilët prisnin një atmosferë tepër të egër, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Stojanovic

Në një prononcim për mediat serbe, portieri Vladimir Stojkoviç ka folur për atmosferën e ndeshjes duke deklaruar se është më e vështirë të luash në qytetin serb Novi Pazar se sa në Elbasan.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

“E them sinqerisht, është më e vështirë të luash në Novi Pazar se në Elbasan. Ishte një ndeshje normale, pa presion, njëlloj si një ndeshje e fortë kampionati. Kishim disa shanse në fundin e ndeshjes për të fituar 3 pikë. Besoj do t’i fitojmë dy ndeshjet që do të luhen në Beograd, ndaj Skënderbeut dhe Jang Bojs”, u shpreh portieri 34-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"