Të ardhurat nga sponsorët, klasifikimi i skuadrave gjermane të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 14:34

Të ardhurat nga sponsorët, klasifikimi i skuadrave gjermane të Bundesligës

Skuadra bavareze nuk ka dominuar në Bundesligë vetëm falë fitoreve në pesë vitet e fundit, por kësaj radhe ata kanë arritur të jenë të parët në klasifikim nga aspekti i të ardhurave të sponsorëve të fanellës. Sipas një klasifikimi, bavarezët janë të parët në listën e skuadrave që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave me 35 milionë euro të ardhura në vit nga kompania telefonike, “Deutsche Telekom”.

bajern mynih fanella

Në vendin e dytë është skuadra e Volfsburgut, e cila sponsorizohet nga kompania automobilistike “Volkswagen”, duke përfituar rreth 25 milionë euro në vit dhe i lënë vendin e tretë Shalkes, e cila sponsorizohet nga “Gazprom” dhe përfiton 22 milionë euro në sezon.

sponsoret gjermani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"