Tavo i dyzuar, sot vendoset fati i trajnerit të Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 11:36

Tavo i dyzuar, sot vendoset fati i trajnerit të Luftëtarit

Deri dje në mbrëmje, klubi gjirokastrit nuk kishte marrë asnjë vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit Millosh Kostiç. Slloveni ka besimin e presidentit Grigor Tavo, por rezultatet deri më tani nuk i japin të drejtë.

Grigor Tavo tribune

Kreu i klubit mësohet se është i dyzuar tashmë për t’i dhënë një tjetër shans trajnerit në ndeshjen e radhës ndaj Teutës, por në mes është edhe kontrata 3-vjeçare. Pritet që sot drejtuesit të marrin një vendim, që do të thotë shkarkim ose konfirmim të trajnerit me kusht fitoren ndaj Teutës. Sot pritet takim me sllovenin dhe nëse palët gjejnë konsensus për prishjen e kontratës, largimi mund të zyrtarizohet që sot. Gentian Mezani dhe Shkëlqim Muça vijojnë të mbeten trajnerët e preferuar, gjithnjë nëse largohet Kostiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"