Tashmë është zyrtare , Valencia firmos me lojtarin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 21:31

Tashmë është zyrtare , Valencia firmos me lojtarin e Barcelonës

Jasper Silesen u transferua me shumë bujë nga Ajaksi tek Barcelona , por nuk i arriti pritshmëritë e tij.

13-CILLESSEN-JOC

Prej kohësh në media flitej se ai ishte shumë afër një transferimi tek Valencia por, ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Pas tre viteve tek Barcelona, si rezervë e Ter Shtegen, tashmë ai largohet për të gjetur një vend titullari. Me katalanasit ai zhvilloi gjithsej 32 ndeshje, ku 11 prej të cilave i zhvilloi në sezonin e fundit.1nedeng0606

Portieri 30-vjeçar do t’i kushtojë arkave të Valencias plot 30 milionë euro. Zëvendësuesi i tij pritet të jetë pikërisht portieri i Valncias, Neto, i cili do të jetë portier i dytë pas gjermanit Andre Ter Shtegen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"