“Ta gjejë te këllqet e veta”, drejtori Borova i përvishet Ilir Gjylës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 23:48

“Ta gjejë te këllqet e veta”, drejtori Borova i përvishet Ilir Gjylës

Jo të gjithë drejtuesit e klubit fierak janë indiferentë ndaj aludimeve të kundërshtarëve. Krejt ndryshe nga administratori Olsi Bregu, drejtori i akademisë Apolonia, Bledar Borova, është i drejtpërdrejtë. Ai flet pa dorashka ndaj paragjykimeve të trajnerit të Lushnjës, Ilir Gjyla. 

16195655_10202695866555694_2103000411518827102_n-470x313

“Po na paragjykojnë? Po cilët, lushnjarët? Pse? Për ndeshjen që humbën në Pogradec? Po u kujtoj ‘komshinjve’ lushnjarë që ndeshjen Pogradeci-Lushnja 2- 1 nuk e arbitruan gjyqtarë nga Fieri, ndërsa ndeshjen e fazës së parë Pogradeci-Apolonia 2- 1, e gjykuan 3 lushnjarë, me Laver Allën në krye, i cili akordoi një penallti të paqenë kundër nesh në minutën e fundit. Unë thjesht po prezantoj disa të dhëna faktike të skuadrave të klubit tonë.

Apolonia U-15, e para në renditje, Apolonia U-17 e para në renditje, Apolonia U-19 e treta në Superiore, Apolonia femra e dyta në renditje dhe Apolonia e parë në krye të renditjes. Po lushnjarët, ku janë? Le të bëjnë krahasimet me ekipet tona në çdo nivel përfaqësimi dhe pastaj le të flasin. Lushnja pati një ekip serioz U-19 vjet, rival deri në fund me ne, po ku janë sivjet? Sa lojtarë nga ata të rinj të talentuar ka përfshirë dhe ka aktivizuar këtë vit trajneri Gjyla te Lushnja e parë? Ecuria e Apolonisë është me baza të shëndosha, sepse nis që nga ‘themeli’, nga grupmoshat më të vogla dhe renditja e ekipeve tona në çdo nivel është dëshmi e fortë e asaj që bëhet në këtë klub.

unnamed (1)

Jemi ndër të rrallat klube, në mos i vetmi në Shqipëri, që studiojmë, evidentojmë dhe përthithim talente që te moshat. Mihana nga Laçi, Zoga nga Berati, J.Krasniqi nga Kavaja, Kaçanolli nga Vlora etj., shtuar dhe lojtarët e qytetit tonë, të gjithë janë bërë pjesë e formacionit të ekipit të parë.

Dua të evidentoj edhe një fakt tjetër: Atanda, Uzuni, B.Krasniqi etj. janë formuar si lojtarë tek Apolonia, paçka se nuk janë fierakë dhe më pas kanë treguar cilësi të larta. Për t’u kthyer te çështja. Kundërshtarët tanë ta kërkojnë ngërçin te ‘këllqet’ e tyre, të mos merren me ne, sepse Apolonia flet me fakte në çdo nivel pjesëmarrjeje”, thotë drejtori i akademisë Apolonia, Bledar Borova.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"