Synohet ngjitja në Kategorinë e Parë, Luftëtari afron në merkato talentin 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 22:20

Synohet ngjitja në Kategorinë e Parë, Luftëtari afron në merkato talentin 21-vjeçar

AF Luftëtari është futur fuqishëm në merkaton e janarit, teksa së fundmi bëhet me dije se skuadra gjirokastrite ka arritur akordin me talentin sarandiot Mario Mërkuri, i cili në fazën e parë ishte një nga lojtarët më të spikatur te Butrinti. 

415616019_390828713519916_8373387194067016939_n

Sulmuesi 21-vjeçar e njeh mjaft mirë ambientin zikaltër, teksa sezonin e shkuar ishte pjesë e Luftëtarit. Vlen të theksohet fakti se këtë sezon skuadra gjirokastrite ka si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë. Fazën e parë Luftëtari e mbylli në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pak se kryesuesit e Pogradecit.  

416855053_911015533965966_9136910646141739629_n

Në ditët në vijim gjasat janë të mëdha që skuadra e drejtuar nga trajneri Dalipi të afrojë edhe lojtarë të tjerë cilësorë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"