Superiorja luhet në tri ditë, ditë e veçantë për sfidën e nxehtë Flamurtari-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 11:12

Superiorja luhet në tri ditë, ditë e veçantë për sfidën e nxehtë Flamurtari-Skënderbeu

Java e 28-të e Kategorisë Superiore do të luhet në tri ditë, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë sfidës së nxehtë të Vlorës, ku Flamurtari do të presë Skënderbeun. Burime të sigurta të Panorama Sport në FSHF, thonë se orari do të jetë i veçantë për vlonjatët ndaj korçarëve, dhe në ditë të veçantë. Të shtunën gjithçka nis me Vllazninë ndaj Lushnjës, dhe Luftëtarin ndaj Teutës, të dyja sfida që do të luhen në orën 14:00.

kategoria-superiore-470x338

Edhe të shtunën, luhen dy sfida në të njëjtin orar, ajo që diskutohet vendi i tretë, mes Laçit e Partizanit, si dhe Kamza që pret Kukësin. Ndërkohë, gjithçka mbyllet me kryendeshjen e ditës së hënë, në orën 19:00, me Flamurtarin që pret në Vlorë Skënderbeun.

 

Kategoria Superiore

Java 28  (7-9 prill)

Të shtunën

Vllaznia-Lushnja               14:00

Luftëtari-Teuta 14:00

Të dielën

Laçi-Partizani      14:00

Kamza-Kukësi    14:00

Të hënën

Flamurtari-Skënderbeu 19:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"