“Superioren, dhuratë për ditëlindje”, kryetari i Bashkisë së Beratit: E meritojmë rikthimin në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 14:49

“Superioren, dhuratë për ditëlindje”, kryetari i Bashkisë së Beratit: E meritojmë rikthimin në elitë

Ndeshja me Kastriotin është duke u përjetuar me një emocion të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo.

Ervin Demo

“Gjithnjë kam dhënë mbështetje të dyfishtë për skuadrën e Tomorit, si në aspektin institucional ashtu edhe në atë privat, si qytetar dhe sportdashës i futbollit beratas. Mendoj se ky është momenti i duhur. Do t’i kërkoja skuadrës dhe stafit teknik që të më bëjnë edhe mua një dhuratë në këtë fund kampionati.

E them këtë, pasi ndeshja me Kastriotin përkon me ditëlindjen time. Kështu më vlerësohet mbështetja institucionale, por edhe se qyteti i Beratit meriton rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, gjithnjë duke u bazuar në historinë e madhe që kemi”, u shpreh kryebashkiaku Demo për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"