Sulovari në debutim: Me Tomorin, vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 12:05

Sulovari në debutim: Me Tomorin, vetëm për fitore

Lushnja ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen me Tomorin, që do të luhet sot në “Roza Haxhiu”.

Henri-Sulovari

Interesimi do të jetë i lartë pas pauzës një mujore. Skuadra e Maganit që ka operuar mirë në merkato, do të presë Tomorin, por me dy mungesa në mbrojtje, atë të Dishës dhe Muçës. Megjithatë, garanci jep mesfushori Henri Sulovari, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet: “Po presim me padurim ndeshjen me Tomorin. Në veçanti unë që dua të debutoj me fanellën e Lushnjës. Dua të bëj një paraqitje të mirë. Debutimin e mendoj diçka pozitive. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Jemi në rregull, jemi të qetë. Gjendja është shumë e mirë dhe them se do të përshtatem më shpejt nga çfarë e mendoja. Këtu bazohem edhe te miqësorja që bëmë me Flamurtarin. Objektivi i ekipi është të kapim zonën “play off”. Në çdo ndeshje do të hyjmë për tri pikë. Besoj se do ta nisim mbarë. Me Tomorin do të luajmë vetëm për fitore”, deklaroi mesfushori Henri Sulovari. Ndërkaq, pas një kohe të gjatë rikthehet kapiteni Canka, që me të gjitha gjasat do të jetë që nga minuta e parë. Së bashku me sulmuesin shkodran Preknicaj, pritet të jenë vija sulmuese e Lushnjës.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"