Sulmuesi i Tiranës i shënon Realit, kuqezinjtë e Dedes munden minimalisht në turneun miqësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 18:47

Sulmuesi i Tiranës i shënon Realit, kuqezinjtë e Dedes munden minimalisht në turneun miqësor

Shqipëria U-19 është mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 nga Reali i Madridit në ndeshje debutuese të “International Memorial Tournament”, turne ky që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë.

Shqiperi-Real-Madrid

Golin e vetëm për kuqezinjtë e Nevil Dedes e shënoi sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, në minutën e 44-tër, falë një driblimi dhe një goditje nga jashtë zone. Duhet theksuar që Shqipëria ka bërë një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme ndaj madrilenëve, duke iu afruar disa herë të tjera golit me Ibrahimin dhe Muçin.

Shqipëria U-19 do të luajë nesër në orën 18:15 ndeshjen e dytë në këtë turne, ku do të përballet me organizatorët e Dinamo Zagreb. Të shtunën skuadra e Dedes do të luajë ndeshjen e tretë në grup kundër Olimpja Lubjanë.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Lucaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Gashi, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga. (U aktivizuan: Bernaca, Shimaj, Shabani, Beu, Ajazi, Nurja).

SHQIPËRI U-19 – REAL MADRID U-19 1-2

Shënues: Muçi 44’ / Aranda 26’, Martin 36’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"