Sulmuesi i Teutës, Daci: Me Laçin bëmë gafë të rëndë, lamë dy pikë…kot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 19:21

Sulmuesi i Teutës, Daci: Me Laçin bëmë gafë të rëndë, lamë dy pikë…kot

Klejdi Daci dhe Teuta kanë mbetur me kokën mbrapa pas një barazimi 1-1 ndaj Laçit, por ai këmbëngul se ata mund të ringrihen në të ardhmen me besim që në ndeshjen e radhës. Daci shënoi golin e parë pas disa kohësh shterpësi.

DACI

Sulmuesi shprehu keqardhje për pikët e lëna dje, teksa për “Panorama Sport”, pas barazimit në “Niko Dovana”, lojtari shprehet se ka ardhur momenti që Teuta duhet të “vrasë” ndeshjet dhe sheh me optimizëm për duelin e radhës në Korçë.

Klejdi, shënoni, por nuk arritët të merrni tri pikët?

Kisha kohë që nuk shënoja dhe u gëzova shumë, por më vjen keq që ai gol nuk na dha fitoren. Do të vijoj të punoj sa më shumë të mundem, për të arritur sa më larg. Jemi të mërzitur, mendonim që do ta fitonim.

Përse Teuta nuk arrin t’i vrasë ndeshjet me dominim absolut, por neglizhenca në fund ju ndëshkon?

Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë duke ditur që kishim dhe erën kundër, me grintë dhe karakter arritëm të shënonim golin, pavarësisht se mbrojtja kundërshtare nuk ka la shumë hapësira. Duhet të shënonim në pjesën e dytë. Nuk është neglizhencë, por ky është futbolli, një pakujdesi dhe pak mospërqendrim ndëshkohemi. Barazimi nuk ishte rezultati i duhur i ndeshjes, bëmë ndeshje të mirë.

Tri ndeshjet e fundit një pikë, kur do të rikthehet Teuta te tri pikët?

Fakti që nuk ia dolëm dje është zhgënjyes, por duhet ta shikojmë të ardhmen me besim. Normalisht që duam të fitojmë, tashmë veç lojës së mirë në të tria ndeshjet e fundit ka ardhur momenti të fitojmë që në ndeshjen e radhës në Korçë.

Skënderbeu është ndeshja e radhës, si e shihni?

Normalisht është një ndeshje evështirë. Ne i dëshirojmë tri pikët. Kemi katër ditë kohë qëtë stërvitemi dhe do ta vlerësojmë maksimalisht këtë takim. Skënderbeu është skuadër, e cilaka kontingjent që japin maksimumin në fushë.

Çfarë prisni nga ndeshja meSkënderbeun?

Unë jam i bindur që ekipi kaforcën, kurajën dhe shpirtin egarës për t’u paraqitur në fushësa më mirë të jetë e mundur. Nee dimë që kemi përballë njëkundërshtar shumë të fortë. Nejemi të përgatitur dhe duke parëangazhimin që çunat kanë nëstërvitje, jam besimplotë.

Sa pikë më tepër mendonise mund të kishit passhume oshilacioneve dhecila është ndeshja që ju kambetur në mendje përmënyrën si kanë shkuargjërat?

Me atë që kemi dhënë në fushën e lojës mendoj që duhet tëkishim më shumë pikë, por përshumë faktorë këtë gjë nuk ekemi arritur. Nuk është se kamndonjë ndeshje peng, por atondeshje që nuk fiton të mbetenpishman dhe duhet të kishimbërë më mirë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"