Sulmuesi i Partizanit ndërpret bashkëpunimin me skuadrën kosovare, lojtari mbetet ende… i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 10:47

Sulmuesi i Partizanit ndërpret bashkëpunimin me skuadrën kosovare, lojtari mbetet ende… i kuq

Lukas Kardozo është nën kontratë me Partizanin edhe për këtë sezon, por duke mos qenë në planet e trajnerit Lerda, klubi e huazoi në verë te Drita e Gjilanit. Por aventura e Lukasit është mbyllur para kohe në Kosovë dhe ai ka udhëtuar drejt Brazilit.

74291632_960639337653898_3929315104931184640_n

 

Ka qenë vetë klubi i Dritës, që përmes një njoftimi ka publikuar ndërprerjen e bashkëpunimit: “Klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin e krahut të majtë, Lukas Kardozo. Ai erdhi në formë huazimi nga Partizani i Tiranës, por që nuk arriti të adaptohet në ekipin tonë dhe me marrëveshje të dyanshme palët janë dakorduar që ta ndërpresin bashkëpunimin. Klubi ynë i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës Lukas Kardozos”.

Tani mbetet për të parë se cila do të jetë e ardhmja e brazilianit, ose më mirë se çfarë rruge do të ndjekë Partizani për sulmuesin, i cili nuk ka shanse të rikthehet te “demat” për sa kohë të jetë trajneri Franko Lerda, që ia mbylli derën që në verë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"