Sulmuesi i Nigerisë nuk njeh limite: Pas Islandës, i shënoj dopietë edhe Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 13:33

Sulmuesi i Nigerisë nuk njeh limite: Pas Islandës, i shënoj dopietë edhe Argjentinës

Ahmes Musa është heroi i momentit për Nigerinë. Dy golat e tij ndaj Islandës i japin ende mundësi ekipit afrikan që të shpresojë në një kualifikim për fazën tjetër të “Rusi 2018”. Sulmuesi i Leiçesterit ka kujtime të ëmbla kur përballet me Leo Mesin, ndaj ka besim se mund ta mundë përsëri.

musa

“Më kujtohet përpara katër vjetësh kur Mesi luante në Kupën e Botës në Brazil, unë shënova dy gola. Kur u transferova te Leiçesteri dhe u përballa me Barcelonën, përsëri realizova një dopietë. Në rrugën time tashmë është Argjentina, ndaj shpresoj te kjo lojë e fatit dhe të mundësia për t’i shënuar serish dy herë ekipit të Mesit”, deklaroi Musa për revistën “IOL”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"