Suksesi i dytë radhazi europian i Ballkanit, Ilir Daja zgjidhet “Trajneri i Vitit” në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 12:30

Suksesi i dytë radhazi europian i Ballkanit, Ilir Daja zgjidhet “Trajneri i Vitit” në Kosovë

Ilir Daja është zgjedhur “Trajneri i Vitit” në Kosovë, pas titullit kampion të fituar sezonin e shkuar dhe suksesit të dytë radhazi duke u futur në grupet e Ligës së Konferencës.

ilir daja

Tekniku shqiptar bëri një punë që meriton të vendoset në vitrinë me skuadrën nga Suhareka, i cili gjithashtu iu afrua shumë pranë dhe kualifikimit nga grupet.

“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesor, presidentin Kabashi, me stafin tim, pot do ta ndajë edhe me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë po kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha Daja.

Ballkani vazhdon të jetë në krye të renditjes në Superligën e Kosovës, teksa synon dhe titullin e tretë radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"