Suksesi i Dinamos me bardheblutë mund të vlejë… dyfish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 9:48

Suksesi i Dinamos me bardheblutë mund të vlejë… dyfish

Kjo fundjavë ka rëndësi të veçantë për Dinamon. Një fitore e mundshme në derbin me Tiranën mund të ketë vlera të dyfishta për blutë. E para, ata do të shkëputeshin 3 pikë nga një rival direkt dhe e dyta kanë një mundësi të mirë edhe për të parakaluar Skënderbeun e vendit të 4-t, që ka një ndeshje të vështirë me Egnatian.

dinamo tirana

Të gjitha këto hipoteza marrin vlerë vetëm nëse Dinamo arrin të mposhtë Tiranën të dielën në “Air Albania”. Blutë kanë arritur të shkojnë edhe më parë deri te vendi i katërt, por nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë aty. Tani, nëse duan që të jenë pjesë e “Final 4”, duhet të bëjnë shkëputjen përfundimtare.

Pas derbit kampionati ndërpritet nga impenjimet e Kombëtares dhe në kampin blu duan që këtë periudhë ta kalojnë sa më të qetë. Pastaj vjen sida me rivalin tjetër direkt, Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"