Sukaj humb “gjurmët”, Flamurtari në grumbullim. Ja situata te vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 9:52

Sukaj humb “gjurmët”, Flamurtari në grumbullim. Ja situata te vlonjatët

Ndryshe nga herët e tjera, Flamurtari ka udhëtuar 24 orë përpara drejt Laçit për të qëndruar i grumbulluar në një prej hoteleve atje. 

Flamurtari2

Diçka të tillë e ka bërë vetëm një herë këtë sezon, në transfertën korçare. Xhevahir Sukaj nuk u paraqit dje në stërvitje. E ndërsa gjatë këtyre ditëve është stërvitur me grupin dhe u duk se do të kthehej, dje gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër, teksa Sukaj nuk u pa në stërvitje dhe me shumë mundësi sot do të mungojë.

Sukaj

Trajneri Birçe nuk do të ketë as Lirim Memën dhe Bajram Nebihun që u larguan përfundimisht, ashtu si edhe Bajraktareviçin që e ka mbyllur me kohë. Mungesë e sigurt është edhe Nika, për shkak të kartonit të kuq.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"