Studimi i veçantë në Itali, Juve dhe Napoli rekord në numrin e “password”-ve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 21:18

Studimi i veçantë në Itali, Juve dhe Napoli rekord në numrin e “password”-ve

Fjalëkalimet janë pjesë e jetës së njerëzve tashmë pasi çdo individ posedon një llogari të thjeshtë në rrjetet sociale.

Alegri

Por në Itali është bërë një studim i veçantë ku një faqe statistikat ka zbuluar fjalëkalimet më të përdorura nga italianët gjatë vitit që lamë pas.

Sipas ‘’NordPass’’, në vendet e para renditen fjalëkalimet që në përbërjen e tyre kanë shifra, ndërsa duhet të vijmë tek vendi i gjashtë për të thyer akullin në listë pasi në listë si fjalëkalimet më të përdorura është dhe emri ‘’Juventus’’.

Por bardhezinjtë nuk janë të vetmit e preferuar në këtë listë, pasi në vendin e 10-të renditet dhe ‘’Napoli’’. Një dashuri e hapur e tifozëve ndaj skuadrave të tyre që nuk ngurojnë t’i besojnë dhe llogaritë e tyre personale.

Lista me fjalëkalimet më të përdorura në Itali

  1. 123456
  2. 123456789
  3. 12345
  4. 12345678
  5. qwerty
  6. juventus
  7. 000000
  8. password
  9. andrea
  10. napoli
  11. francesco
  12. 111111
  13. 1234567
  14. cambiami
  15. giuseppe
  16. alessandro
  17. antonio
  18. ciaociao
  19. amoremio
  20. francesca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"