Strazimiri: Skuadra nuk iu përgjigj trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2017 | 19:25

Strazimiri: Skuadra nuk iu përgjigj trajnerit

Premiera e paraelimi natoreve të kampi onatit botëror ndaj Austrisë, përkoi me një mbrëmje speciale për 19- vjeçarin kuqezi, Klein Strazimiri, përpos rezultatit final. I riu kryeqytetas do të debutonte me kombëtaren shqiptare në basketboll për të rritur. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Strazimiri u shpreh:

Klein Strazimiri Teuta

“Në radhë të parë dua të falënderoj trajnerin e parë dhe zëvendës trajnerin për këtë mundësi që më është dhënë. Dje ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren. Ne kishim mundësi të bënim një paraqitje shumë më të mirë, por e nisëm lojën keq. Mendoj që në ndeshjet e tjera do të kemi lojë dhe rezultat më pozitiv. Në fakt, skuadra nuk mundi të zbatonte detyrat e trajnerit.

Absolutisht, nëse ne do të kishim zbatuar detyrat e trajnerit, patjetër që do të ishte një rezultat komplet tjetër. Ku gaboi saktësisht? Në opinionin tim, në mbrojtje dhe në topat në tabelë”. Sipas tij, përvoja e mëparshme me përfaqësueset e moshave, ka një qenë një stimul i madh për të bërë hapin e madh në karrierë.

Strazimiri

“Kombëtaret e moshave më kanë dhënë një shtysë shumë të madhe në karrierën time. Kam 4 vjet që jam pjesë e kombëtareve U16, U18 dhe U20.

Por dua të theksoj që rritjen time më të madhe e kam pasur këtë vit me skuadrën e Tiranës, ku kam pasur mundësinë të aktivizohem përkrah lojtarëve si Shima, Hysenagolli, Karaj, Lasku, Vogli. Kjo është edhe një ndër arsyet se përse unë jam i grumbulluar me kombëtaren shqiptare. Pa harruar këtu edhe trajnerin Milatoviç dhe drejtuesit e klubit Tirana.”

Strazimiri basket

HUMBJA- “Nuk e kam përjetuar mirë humbjen ndaj Austrisë. Në fakt nuk doja ta nisja në këtë mënyrë, gjithsesi ka qenë një eksperiencë e madhe për mua e për të ardhmen”.

TRANSFERTA- Aventura e Botërorit vijon më 9 gusht në transfertën holandeze. “Në këtë sfidë kombëtarja duhet të luajë në mbrojtje dhe duhet të japë shpirtin në fushë. Ndërkohë, dua të falënderoj Shimën dhe Hysenagollin, të cilët më kanë mbështetur shumë në kombëtare. Shpresoj që edhe këtë vit të jemi të tretë përsëri në të njëjtin ekip dhe më pas, ndoshta unë do të largohem nga Shqipëria.”

OLGERT SERANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"