Strategjia e gabuar te Vllaznia, talentet shiten për grimca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 15:34

Strategjia e gabuar te Vllaznia, talentet shiten për grimca

Vllaznia është një nga akademitë me numrin më të madh të talenteve në Shqipëri. Mirëpo, mungesa e strategjisë dhe planit konkret të drejtuesve të klubit ka bërë që kuqeblutë të mos përfitojnë asgjë nga largimi i yjeve. Asgjë, duke parë shifrat aktuale të transferimeve dhe faktit që Vllaznia ka përfituar maksimumi 20 mijë euro.

Vllaznia

Rasti i Hebajt drejt Domzhales ka qenë për alarm, pasi Vllaznia nuk ka përfituar asgjë. Në rastin e Uendi Vecajt, i transferuar te Dinamo e Zagrebit, kuqeblutë kanë shtuar në arka vetëm 20 mijë euro.

Në rastin e Edon Hasanit, shifra e largimit u vendos 15 milionë lekë (të vjetër), por duke qenë se klubi i detyrohej futbollistit në këtë shifër, atëherë nuk përfitoi asgjë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"