Strakosha pa faj te golat, Berisha vendos të vetëvritet. Ja notat e shqiptarëve të Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 13:19

Strakosha pa faj te golat, Berisha vendos të vetëvritet. Ja notat e shqiptarëve të Lacios

Media italiane ka shfajësuar portierin shqiptar, Thomas Strakosha, nga dy golat e pësuar dje kundër Sëlltikut, duke e vlerësuar me notën 6 paraqitjen e tij:

Roma-Lazio-Strakosha

“Fillimisht është një bombë diagonale nga brenda zonës që nuk i lë asnjë mundësi reagimi. Goditja e Forrest ishte shumë e fortë dhe precize për të mos përfunduar në rrjetë, ndërsa Ntçam e gjunjëzon për herë të dytë, në frymën e fundit. Edhe pse Strakosha provoi të dalë, parabola e ëmbël e sulmuesit të skocezëve ishte shumë perfekte për t’u ndalur. I tradhtuar nga mbrojtja e tij”.

valon berisha

Ndërkohë, për mesfushorin kosovar, Valon Berisha, ishte e vështirë që të kurseheshin tonet negative. “Zbret në fushë në të 82- ën në vend të Vavros, por në 13 minuta (8, plus 5 shtesë) shkatërron gjithçka: fillimisht gabon me të djathtën golin e fitores së Lacios, përpara se këmba e tij e preferuar ta tradhtojë sërish, por këtë herë duke u ofruar topin e fitores skocezëve, i cili i garantoi kualifikimin. Shkurt një mbrëmje horror, dy gafa thjesht të papranueshme”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"