Statistikat/ Kualifikimi është detyrim, por Tirana e ka ters Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 9:02

Statistikat/ Kualifikimi është detyrim, por Tirana e ka ters Kukësin

Tirana është 180 minuta larg finales së madhe të Kupës së Shqipërisë, por për t’ia dalë duhet të kalojë Kukësin.

tirana

Një skuadër që Tirana në katër takimet e fundit e ka mundur çdo herë. Këtë sezon, Tirana vetëm me Kukësin deri tani ka pikët e plota. E kundërta është në përballjet e përgjithshme me 48 ndeshje, 21 të fituara nga Kukësi, 17 nga Tirana dhe 10 në barazim. Bardheblutë, gjithsesi, nuk kanë asnjë rezultat të keq ndaj verilindorëve që nga janari i 2023-it.

FINALJA E 2019-ËS – Tirana dhe Kukësi takimin e fundit në Kupën e Shqipërisë e kanë në 2 qershor 2019. Ka qenë finalja e Kupës së atij edicioni. Verilindorët ia dolën të ngrinin trofeun falë fitores 2- 1, me bardheblutë e sapokthyer që Superiore. Gjithsesi, për Tiranën Kukësi ka qenë në shumë raste ters në kupë. Në tri përballje të tjera veç finales së fituar, në dy herë është kualifikuar Kukësi dhe një herë Tirana. Bardheblutë në sezonin 2016-2017 në dy ndeshjet fituan 2-1 dhe barazuan 0-0, shkuan në finale dhe fituan trofeun. Një vit më pas kur bardheblutë ishin në Kategorinë e Parë, Kukësi fitoi në shtëpi 1-0 duke llogaritur edhe barazimin e ndeshjes së parë u kualifikua më tej në Kupë. Kualifikimi tjetër i Kukësit është në 2012-ën e largët me verilindorët që fituan takimin e parë 4-0 dhe u mundën në të dytin 3-2. Shkurt, Kukësi është tersi Tiranës në Kupë.

12 13KUALIFIKIMI – Tirana shkoi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, në një kualifikim dramatik kundër Teutës në “Elbasan Arena”. U deshën goditjet nga pika e bardhë e penalltisë që të përcaktonin fituesit, aty ku djemtë e Fagut u treguan më të qetë dhe të saktë. Kualifikimi nisi nga një gol në sekondat e fundit të shtesës me anë të Latifit, i cili barazoi shifrat pas penalltisë së Peposhit në pjesën e parë. Një ndeshje që praktikisht i pati të gjitha, me bardheblutë që kaluan nga “ferri në parajsë”, por në fund heroi rezultoi Leon Kozi. Tirana ka pësuar 46 gola në këtë kampionat. Bardheblutë vazhdojnë të jenë ekipi më i keq i Superiores në repartin e prapavijës, duke pësuar më shumë sesa të tjerët. Dy muaj ka Tirana që nuk fiton dy takime resht. Ndeshja e fundit dyshe shënohet më 12 janar, kur bardheblutë mundnin 3-2 ekipin e Dinamos.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"