Statistikat impresionuese të Saka, ylli i Arsenalit mrekullon “3 Luanët” e Sauthgejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 20:47

Statistikat impresionuese të Saka, ylli i Arsenalit mrekullon “3 Luanët” e Sauthgejt

Bukajo Saka është padyshim një ndër futbollistët më në formë në Top 5 Ligat Europiane. 21-vjeçari po kalon një moment fantastik si te Arsenali ashtu dhe të kombëtarja e Anglisë. Saka asistoi ditën e sotme në golin e shënuar nga Herri Kejn ndaj Ukrainës në minutën e 37-të, si dhe shënoi vetë në minutën e 40-të.

Saka goli

Statistika impresionuese për talentin 21-vjeçar, që ka qenë i përfshirë në 23 gola në 34 paraqitjet e tij të fundit me Arsenalin dhe Anglinë, duke gjetur 16 herë rrugën e rrjetës si dhe duke regjistruar 7 asiste.

  Edhe pse vetëm 21-vjeç e 202 ditë, Saka ka arritur të shënojë 8 gola me Anglinë, vetëm Din, Greaves, Rumi dhe Ouen kanë shënuar më shumë me “3 Luanët” në moshën aktuale të Saka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"