Statistikat fantastike, portieri shqiptar shndërrohet në hero tek Ajaksi dhe barazon rekordin e Onanës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 20:42

Statistikat fantastike, portieri shqiptar shndërrohet në hero tek Ajaksi dhe barazon rekordin e Onanës

Portieri shqiptar i Ajaksit, Diant Ramaj, është shndërruar në një protagonist teksa ka fituar vendin e titullarit në skuadrën e njohur holandeze, duke fituar besimin e trajnerit Xhon Vant Ship. 

GD0ifMPbQAEGqVa

Së fundmi Ajaksi regjistroi një fitore të artë në transfertë ndaj G.A Eagles me rezutlatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Eredivisie. 

ramaj

Një paraqitje fantastike zhvilloi portieri shqiptar, Diant Ramaj, teksa arriti të regjistronte 8 pritje duke barazuar rekordin që e mbante Andre Onana, portieri aktual i Mançester Junajtid.  

RAMAJJJJ

Hera e fundit kur një portier kishte bërë tetë pritje në një ndeshje të Eredivisie ishte viti 2018 dhe ai ishte pikërisht Onana. 

Vlen të theksohet fakti se Ramaj nuk ka vendosur ende se cilën Kombëtare do të përfaqësojë, teksa në një intervistë të fundit u shpreh se po priste një ftesë nga Gjermania.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"