Statistikat e Mançester Siti-Liverpul/ Mallkimi i “Etihad”-it, “Reds”-at nuk i mundin kampionët në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 11:10

Statistikat e Mançester Siti-Liverpul/ Mallkimi i “Etihad”-it, “Reds”-at nuk i mundin kampionët në shtëpi

Liverpuli do të tentojë të bëjë një dopietë në Pre mier Ligë kundër Mançester Sitit vetëm për herë të tretë, pasi e kanë bërë këtë në sezonet 2005-’06 dhe 2015-’16.

mancester siti liverpul

– Të kuqtë renditen 19 pikë pas rivalëve të tyre në klasifikim, diferenca më e thellë që ata kanë qenë pas tyre përpara një përballjeje në Premier Ligë.

– Fitorja 4-1 e Liverpulit në “Etihad” në nëntor 2015 është suksesi i vetëm në 13 përballjet e fundit në Premier Ligë në këtë stadium (5 barazime, 7 humbje).

MAN. SITI

– “Qytetarët” do të tentojnë që të fitojnë 4 ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë këtë sezon.

– Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e mëparshme në shtëpi në kampionat dhe Kupë (1 barazim, 1 humbje).

– Nëse sot nuk do të pësojnë gol, kampionët e Anglisë do të regjistronin ndeshjen e gjashtë radhazi pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e klubit, një seri që e regjistruan për herë të fundit në nëntor-dhjetor 2020.

– Erling Haland ka shënuar 42 gola në 37 ndeshje për Sitin këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Të vetmit lojtarë që kanë shënuar më shumë gjatë një sezoni për një klub të Premier Ligës janë Rud van Nistelroi (2002-’03) dhe Mohamed Salah (2017- ’18), të cilët realizuan 44 gola respektivisht për Mançester Junajtidin dhe Liverpulin.

LIVERPULI

– Liverpuli rrezikon që të humbasë tri ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet pa shënuar gol për herë të parë që prej vitit 2009.

– Një fitore do t’i siguronte skuadrës nga Mersejsajdi që të bëhej skuadra e katërt që arrinte 250 fitore në transfertë në Premier Ligë, pas Mançester Junajtidit, Çelsit dhe Arsenalit.

– Jyrgen Klop ka fituar 11 nga 27 ndeshjet e tij si trajner kundër Pep Guardiolës. Spanjolli ka fituar 9 ndeshje dhe 7 kanë përfunduar në barazim (përfshirë ato të përcaktuara nga ruleta e penalltive).

– Diogo Zhota ka 29 ndeshje radhazi pa shënuar gol për Liverpulin. Sulmuesi portugez realizoi për herë të fundit në barazimin 2-2 në “Etihad” kundër Sitit më 10 prill 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"