Statistika speciale/ Tirana është nën pushtetin e numrit nëntë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 20:33

Statistika speciale/ Tirana është nën pushtetin e numrit nëntë

Tirana mund të themi se është nën pushtetin e numrit nëntë. Edhe pse mund të duket si çudi, bardheblutë në 27 javë kanë një barazpeshë të frikshme mes fitoreve, barazimeve dhe humbjeve. Kështu, Tirana ka 9 fitore.

Tirana

Po nëntë janë edhe barazimet. Kjo do të thotë se ka 36 pikë në total. Po nëntë janë edhe humbjet në këtë kampionat. Një ekuilibër i plotë te Tirana. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit me 45 gola të shënuar në 27 javë.

Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 42 gola të pësuar, një më pak se vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit” të bardhebluve. Në këtë moment që flasim, nënkampionët janë të pestët me 36 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"