Staf i ri, Mezani do ish-ndihmësin e Materacit në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 9:12

Staf i ri, Mezani do ish-ndihmësin e Materacit në Gjirokastër

Gentian Mezani do të zbresë sot në fushë për të nisur aventurën me Luftëtarin. Nuk është hera e parë që klubi gjirokastrit i beson një trajneri vlonjat, sepse në dekadën e fundit kanë qenë në krye të bluzinjve në periudha të ndryshme Petraq Bifsha dhe Gerd Haxhiu.

Mezani

Madje, ky i fundit e ngjiti në Superiore ekipin gjirokastrit në sezonin 2015-2016. Edhe pse klubi ende nuk i ka konfirmuar ndryshimet e tjera, gazeta mëson se nga stafi i mëparshëm kanë mbetur përgatitësi atletik grek, Kostas Kolcidhas, si dhe trajneri i portierëve, boshnjaku Jovan Mihajloviç. Në fakt, për qëndrimin e Kolcidhas ka pasur jo pak dilema, por gjithsesi mbetet për t’u parë sot kur stafi i ri do të drejtojë skuadrën.

Materaci-Paskualeti

Në bisedimet që Mezani ka bërë me Tavon, mësohet se i ka kërkuar afrimin e një ndihmësi italian. Bëhet fjalë për Franko Paskualetin, me të cilin Mezani punoi edhe në dy muajt e fundit te Laçi. Paskualeti ka qenë në të kaluarën edhe ndihmës i Marko Materacit te klubi indian, Chenain FC. Trajneri i ri ka biseduar gjatë me kreun e klubit dhe ky i fundit ka qenë i predispozuar për t’i plotësuar të gjitha kërkesat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"