“Stadiumi plotëson kushtet të quhet Erdogan”, ish-ministri ironizon emrin e impiantit të ri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 12:35

LAJMI KRYESOR Të fundit

“Stadiumi plotëson kushtet të quhet Erdogan”, ish-ministri ironizon emrin e impiantit të ri

Stadiumi i ri tashmë do të quhet “Air Albania” dhe për këtë emër, ka pasur jo pak reagime nga politikanët dhe jo vetëm.

arena kombetare

Një reagim ka ardhur dhe nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në “Facebook”, thekson se stadiumi që dikur quhej “Qemal Stafa”, plotëson kushtet të quhet Erdogan.

Ai është i mendimit se ndërtimi është bërë për qejf të udhëheqësit, me para pa hesap dhe kontrata të dyshimta.

Reagimi i ish-ministrit Manjani:

“Stadiumi i plotëson të gjitha kushtet që të quhet Erdogan, jo Air Albania!
Është ndërtim i dhunshëm; i sajuar; i ndërtuar për qejf të udhëheqësit; me pare pa hesap; me kontrata të dyshimta; me stil e mall turk dhe kundër dëshirës së qytetarisë, pra fiks ERDOGAN.
Do kishte shumë më kuptim emri Erdogan sesa budallëku Air Albania, rast unik ky që stadiumit i vihet emri i një kompanie ajrore!
Do kishte pa dyshim më shumë kuptim emri simbol i dhunës Erdogan sesa emri i qytetarisë Qemal Stafa.
Nejse kështu ndodh kur e ke kryeministrin gjys-artist e gjys-sportist. Nuk është tamam për asnjërën…”.

STATUSI

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com