Stadiumi Kombëtar merr formë, nis puna për mbulesën metalike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 18:26

Stadiumi Kombëtar merr formë, nis puna për mbulesën metalike

Prej muajsh, stadiumi i ri Kombëtar ka marrë formë dhe tashmë është faza finale e konstruksionit të tij. Bëhet fjalë për strukturën metalike që do të shërbejë për të mbuluar të gjithë pjesën e stolave dhe shkallëve të impiantit. Diçka e tillë është njoftuar edhe nga anëtari i Komitetit ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili po ndjek nga afër ritmin dhe cilësinë e punimeve në impiant. Me anë të postimeve në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Dervishaj ka dhënë dy lajme të mira.

2365

Së pari, për afatet dhe ritmet e shpejta të punimeve në impiant dhe së dyti, për vendosjen e strukturës metalike, e cila do të shërbejë si mbajtëse e strukturës së fasadës dhe tribunës qendrore. Më në fund u montua trau metalik që do të mbajë tribunën kryesore.

arena-kombetare1-470x261

Hapësira 50 metra. Mbi këtë tra do të mbështeten 5 kate godinë dhe në hapësirën poshtë do të vendoset fasada dhe shkallët e stadiumit të vjetër. “Një sfidë inxhinierike”, ka shkruar Dervishaj në faqen e tij. Gjithashtu, ai ka bërë me dije, edhe për nisjen e montimit të strukturës metalike, e cila do të vendoset në impiant, si mbulesë.

Dervishaj

“Ka filluar procesi i montimit të mbulesës metalike të Arenës Kombëtare. Po ecet me ritme të shpejta që stadiumi të jetë gati në fund të vitit”, ka shkruar profesor Arben Dervishaj. Së shpejti, në mbarim të pjesës dërrmuese të ndërtimit të stadiumit, do të nisë puna edhe për pjesën e fushës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"