Stadiumi i Partizanit, 1000 vende më pak se plani. Ultrasit shfaqin pakënaqësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2017 | 14:13

Stadiumi i Partizanit, 1000 vende më pak se plani. Ultrasit shfaqin pakënaqësi

Prej një viti Partizani ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re, e cila do të përmbajë brenda edhe një stadium të vogël. Projekti i stadiumit ka ndryshuar disa herë. Fillimisht u tha se kapaciteti do të kishte 5 mijë vende, më pas u përfol për një rritje kapaciteti me dy tribuna, qëndroja dhe përkarshi.

stadiumi i partizanit

Punimet në kompleks po ecin me ritme të larta, por me atë që po ndodh në terren stadiumi pritet të bëhet funksional me kapacitet më të vogël dhe me ndryshime në projekt. Tribuna përkarshi thuhet se nuk do të ndërtohet për momentin.

stadiumi i partizanit2

Stadiumi do të nisë të funksionojë me tribunë qendrore me kapacitet 3200 vende dhe pas porte do të jetë një tribunë e vogël me 3 radhë, me 800 vende.

stadiumi i partizanit1

Tribuna pas porte pritet të jetë për ultrasit, të cilët mësohet se janë të pakënaqur me vendet e lëna në dispozicion, pasi aq veta ata shkojnë në transferta, jo në shtëpi. Gjithsesi, duke qenë kantier i hapur, gjithçka mund të ndryshojë deri në fund.

stadiumi i partizanit3