“Stadiumi është mbushur gjithmonë”, Pioli provokon Lukakun para ndeshjes me Romën: Ardhja e tij nuk na tremb po na stimulon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 13:31

“Stadiumi është mbushur gjithmonë”, Pioli provokon Lukakun para ndeshjes me Romën: Ardhja e tij nuk na tremb po na stimulon

Milani ka nesër një përballje mjaft delikate në transfertë, ku do të ndeshet me Romën e Murinjos. Verdhekuqtë kanë arritur të bëjnë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me Lukakun mirëpo për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli ky është një stimul.

pIOLI

Në konferencën para ndeshjes, ai u shpreh se në Romë ka pasur “sold out” gjithmonë dhe nuk ka ndryshuar asgjë ardhja e Lukakut, ndërkohë që vlerëson maksimalisht kryeqytetasit.

“A e komplikon Lukaku ndeshjen e nesërme në transfertë? Jo shumë për sa i përket ambientit, sepse janë shitur biletat në Romë gjithmonë. Por është bukur të luash në stadiume plot me këtë atmosferë. Ne punojmë për këto ndeshje, ardhja e Lukakut nuk na tremb, por na stimulon.

Roma pa Dibalan dhe Lukakun? Me ose pa Dibalan dhe Lukaku, Roma është e fortë, e organizuar, shumë fizike, e rrezikshme, ata pësojnë pak, të fortë në grupe. Ne duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh mes të tjerash Pioli.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"