“Spektakli” në Kamzë, ja si kuotohej në baste sfida Kastrioti-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 13:31

“Spektakli” në Kamzë, ja si kuotohej në baste sfida Kastrioti-Egnatia

Futbolli shqiptar po bën progres pasi duke iu referuar ndeshjeve të mesjavës, kishim një derbi që mblodhi 14 mijë njerëz në stadium dhe një ditë më vonë spektakëli vazhdoi edhe në Kamzë, ku u luajt Kastrioti-Egnatia, një ndeshje që dhuroi emocione me plot gola, teksa përfundoi 2-3, edhe pse miqtë ishin me një lojtar më pak.

egnatia

Kjo humbje pikëlloi edhe kapitenin e Vllaznisë, një rival i Egnatias për në Europë këtë sezon, aq sa u detyrua që të postonte në rrjete sociale një mendim për një prej dy ndeshjeve të luajtura ditën e enjte në orën 13:00- 14:45.

“Edhe profesionistët e teatrit do ta kishin lakmi këtë shfaqje artistike”, thotë Erdenis Gurishta pak orë pas ndeshjes.

Ndërkohë interesante ishin edhe koeficientet që ishin kuotuar në kompanitë e huaja të basteve. Një fitore e Kastriotit mbante një koeficient të lartë që shkonte deri në 5.4, ndërsa për ata që besonin te suksesi i Egnatias do të hasnin një koeficient 1.75.

E habitshme disi që krutanët të kenë pasur një koeficient aq të lartë për fitoren, aq sa për pak arrinte edhe koeficientin që kishte pasur për fitoren në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Koeficientët e dy ndeshjeve: Tirana-Kastrioti 4-0 dhe Kastrioti -Egnatia 2-3

Koeficientët e dy ndeshjeve:
Tirana-Kastrioti 4-0 dhe Kastrioti -Egnatia 2-3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"