Specialisti Pepa: Nuk i njoh lojtarët e Apolonisë, vendos përvoja e Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 8:14

Specialisti Pepa: Nuk i njoh lojtarët e Apolonisë, vendos përvoja e Lushnjës

Ish-sulmuesi i Lushnjës, Kapllan Pepa, në një opinion për gazetën “Panorama Sport” thotë se skuadra e Gjylës është favorite për të fituar derbin me Apoloninë.Lushnja-me-tifoze-470x264

“Skuadrat kanë dalë në fushë, pasi ka mbetur edhe një fazë e kampionatit, që luhet në një periudhë të pazakontë, qershor-korrik. Do të ketë shumë rëndësi marrja e ngarkesës dhe kryesorja është që lojtarët të mos dëmtohen. E kam të vështirë t’i njoh lojtarët e Apolonisë, ndërsa kontigjenti i Lushnjës është me shumë eksperiencë, i forcuar në janar me të tjerë lojtarë që erdhën nga Apolonia.

Është një pritje e gjatë dhe lojtari me eksperiencë di ta menaxhojë më mirë situatën. U bë gati për t’u luajtur në mars, tani kanë kaluar 3 muaj. Është e lodhshme dhe ndikon faktori psikologjik, ku Lushnja është favorite”, shprehet specialisti lushnjar.

Pepa më tej flet edhe për mbylljen e garës në fushë: “Problemi i Lushnjës është infrastruktura. Mund të kemi investime në të ardhmen, por momentalisht gjendja e fushave është jashtë kritereve sportive. Jemi te fjalët dhe kjo nuk e ndihmon Lushnjën për këtë periudhë, ku kërkohet të parakalohen rivalët. Ndërprerja e gjatë e ka dëmtuar futbollin, ka prishur ritualin, ka prishur kohën, por hapi pozitiv është bashkimi i grupeve dhe kampionati i ardhshëm me sistemin vajtje-ardhje.

Përfundimi në fushë i garës është shumë i rëndësishëm, sepse ishin luajtur 2/3-at, por pa tifozë për një periudhë të gjatë nuk mund të luhet. Futbolli pa publik është i vdekur”. Dje Lushnja nisi javën e dytë të përgatitjeve. Sulmuesi Branica është stërvitur i diferencuar, për shkak të problemeve me këmbën e djathtë, që e ka pasur të fashuar.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"