Specialisti anglez i arbitrimit: Oliver i saktë, ja pse nuk ishte penallti rasti i Arnoldit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 20:47

Specialisti anglez i arbitrimit: Oliver i saktë, ja pse nuk ishte penallti rasti i Arnoldit

Për opinionin sportiv nuk ka dyshime që Siti u penalizua nga gjykimi në “Anfield”, por ish-arbitri më i mirë i Premier Ligës, Mark Klatenburg, ka tjetër mendim për rastin që ndryshoi drejtimin e ndeshjes në minutën e 6-të: 

mark klatenburg

“VAR dhe Oliver morën vendimin e saktë duke lejuar golin e Fabinjos, pavarësisht se unë nuk jam dakord me argumentin që dha Premier Liga. Kishte opinione të forta se goli duhej anuluar dhe të akordohej penallti në favor të Sitit pas prekjes së topit me dorë nga Arnold pak momente përpara golit.

20831170-7670245-image-m-114_1573405960822

Megjithatë, është krahu i Silvës ai që e devijon topin në krahun e Arnoldit dhe prandaj për mua, loja nuk duhej kthyer pas. Nëse krahu i Silvës nuk e devijon topin, atëherë po, besoj se penalltia duhej akorduar, pasi krahu i Arnoldit është një pozicion jonatyral dhe ai e përdor atë për të rritur volumin e trupit. Prandaj, nuk e kuptoj shpjegimin e Premier Ligës se prekja e topit me dorë ishte e paqëllimshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"