Sot, ora 16:00/ Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve me shpërblime (TABELA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 12:52

Sot, ora 16:00/ Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve me shpërblime (TABELA E PLOTË)

Në edicionin e fundit që Vllaznia e meshkujve mori pjesë në kompeticionet e UEFA-s, më konkretisht në Ligën e Konferencës, ku e nisi nga turi i dytë.

vllaznia femra

Kuqeblutë përfituan një shumë prej 450 mijë eurosh vetëm për pjesëmarrjen.

Siç dihet skuadra e Mirel Josës nuk mundi të kalonte asnjë tur, në një kohë që e nisi nga raundi i dytë në Konferencë Ligë për faktin se ishte fituese e Kupës së Shqipërisë.

Pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Shkodër ndaj Universitatea Kraiovës, Vllaznia u mposht 3-0 në takimin e kthimit në Rumani, duke u përshëndetur me kompeticionin.

Ndërkohë Vllaznia e femrave në rast suksesi në ndeshjen e sotme ndaj Vorsklës në orën 16:00, përveç se do të behej ekipi i parë shqiptar në grupet e Champions-it, do të kalonte edhe meshkujt për sa i përket përfitimeve financiare nga UEFA për këtë sezon, duke garantuar në arkat e klubit minimalisht 580 mijë euro.

TAB (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"