Solskajer e ndoqi nga afër, Junajtid dëshiron të marrë futbollistin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 16:05

Solskajer e ndoqi nga afër, Junajtid dëshiron të marrë futbollistin e Kosovës

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të mirë të Kosovës, i cili po tregon një formë jashtëzakonisht të mirë.Muriqi

Sulmuesi kosovar është kthyer në një nga lojtarët kryesorë te Fenerbahçe, me të cilët po kalon një sezon të paharruar.

Megjithatë Muriqi pritet të ketë një të ardhme të madhe, teksa në gjurmët e tij janë vënë disa klube të mëdha.  Sipas asaj që shkruan “Fanatik”, Solskajer e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron ta marrë te Junatid.

Madje thuhet se tekniku norvegjez e ndoqi 25-vjeçarin nga afër, në ndeshjen mes Angilsë dhe Kosovës, kur Muriqi gjithashtu tregoi një formë shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"