Sokol Cikalleshi e mbyll në Arabi, sulmuesi i Kombëtares rikthehet dhe njëherë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 22:08

Sokol Cikalleshi e mbyll në Arabi, sulmuesi i Kombëtares rikthehet dhe njëherë te…

Sokol Cikalleshi e ka mbyllur aventurën e tij në Arabi, teksa pas një huazimi njëvjeçar, tashmë duhet të kthehet te klubi që disponon kartonin e tij, Koniaspori.

cikalleshi

Një sezon i mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili shënoi 11 gola dhe dha tri asiste, duke pasur një rol kyç në realizimin e objektivave të klubit, që ishte mbijetesa në kategori.

Pasi përmbushi misionin, tashmë kavajasi duhet të kthehet në Superligën turke, teksa në merkaton e verës sulmuesi do të vendosë për të ardhmen, a do të jetë te Koniaspori apo 32-vjeçari do të kërkojë një ekip tjetër.

Ndërkohë Cikalleshi është pjesë e listës së trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"