Skuadra e Superiores zbret në fushë, zhvillon miqësore me Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 22:16

Skuadra e Superiores zbret në fushë, zhvillon miqësore me Tomorin

Një javë më shumë pushim e detyron Tomorin që të luajë tjetër miqësore. Kundërshtari është ai i zakonshmi: Bylisi. Gjithçka është mbyllur në barazim 2 me 2. Të parët që kanë kaluar në avantazh ishin vendësit. Një harkim perfekt i Çaços gjen Cankën, i cili në zonë nuk mund të falte dhe 1-0 në të 28-ën. Pati volum loje për këtë pjesë, por jo më gola. Në të dytën ishin miqtë më kërkues dhe pas disa tenativave në të 75-ën barazuan me Antoni.

TOMORI

Afrikani me një sllallom të bukur nga e majta e sulmit do të shmangë tre futbollistë vendës dhe më pas portierin Kaloshi për 1 me 1. Por, fundi i takimit ka rezervuar të tjera emocione dhe gola. Fillimisht është Pepa protagonist. Në të 83-ën fiton një 11-metërsh, por portieri grushton gjithçka. Megjithatë, topin e kthyer dhe lushnjari këtë herë gjuan dhe shënjestron kuadratin. Avantazhi i beratasve zgjati vetëm dy minuta, pasi në të 85-ën ka sërish gol. Pas një krosimi nga e djathta në zonë, Hadroj shërben për Ntepe që me kokë barazon 2– 2.

Në fund të takimit Bylisi ka qenë shumë pranë golit të tretë me anë të Mehmetllarit, që nuk ia doli. Bledar Sinella u shpreh i kënaqur nga forma e të tijve, ndërsa për gazetën tha: ”Kjo miqësore na ndihmon për të mbushur pushimin dhe parë gjendjen e grupit para Elbasanit. Si në aspektin fizik dhe atë mental, jemi aty ku duhet. Këto ditë do punojmë në drejtim të taktikës dhe finalizimit, që të jemi në perfeksion të dielën”.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"